Screenshot
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet ditën e martë, më 27 janar. Pjesë e delegacionit të shefit të qeverisë shqiptare është edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
Hyseni ka zhvilluar takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, para se Netanjahu të jepte një deklaratë për shtyp bashkë me kryeministrin Rama.

Mossad u krijua në vitin 1949, një vit pas shpalljes së Shtetit të Izraelit dhe luftës së parë arabo-izraelite. Ai mbështetet nga shërbimet sekrete ushtarake (Aman) dhe nga kundërspiunazhi dhe siguria e brendshme (Shin Beth).
Protagonist në vitet 1950 dhe 1960 për gjetjen e kriminelëve nazistë, Mossad kreu shumë aksione kundër terroristëve palestinezë, si operacioni “Zemërimi i Zotit”, gjetja e anëtarëve të ”Shtatorit të Zi” përgjegjës për masakrën e atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972, por edhe për eliminimin e 30 gjeneralëve iranianë, eliminim e krerëve të Hamasit dhe dhjetëra operacione të tjera për asgjesimin e grupeve dhe personave të kosideruar si rrezik për sigurinë e Izraelit./Front Online