Mos e vet se t’kallxon vet!
Valon Ramadani i Vetëvendosjes, ka thënë se partia në të cilën ai bënë pjesë është e gatshme të shkoj në zgjedhje edhe gjashtë herë të tjera, ose “sa herë të duan”. Por, “pe” thotë se nuk do të lëshojnë.
Kjo vërteton atë që komentatorët politikë e kanë thënë vazhdimisht në studiot televizive që vet Albin Kurti është i interesuar ta mbajë vendin në krizë politike.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është partia që shpenzon më së shumëti në fushata zgjedhore. Vetëm në atë të fundit shpenzoi mbi 4 milionë euro.
Postimi i Ramadanit:
Ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan.
Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
https://www.facebook.com/share/p/1DKti7WQ6g/
