Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i inteligjencës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, ndërsa vendi po mban zi për sulmin në një plazh të Sidnejit ku u vranë 15 persona.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka njoftuar një rishikim të policisë dhe agjencive kombëtare të inteligjencës pas sulmit në Bondi Beach në Sydney. “Mizoria e frymëzuar nga ISIS të dielën e kaluar përforcon mjedisin e sigurisë që ndryshon me shpejtësi në kombin tonë”, tha Albanese, duke duke shtuar se “Agjencitë e sigurisë duhet të jenë në pozicionin më të mirë për t’u përgjigjur”. Të shtënat, në të cilat u vranë 15 persona pasi dy sulmuesit e armatosur hapën zjarr në një festival hebre, janë shpallur një incident terrorist. Policia thotë se sulmuesit ishin të frymëzuar nga “ideologjia e Shtetit Islamik”. Kryeministri Albanese dukej i tronditur kur arriti në eventin në Sidnej, ndërsa u prit me fishkëllima dhe tallje.
Të paktën një anëtar i turmës bërtiti “gjak në duart tuaja”, ndërsa një tjetër u ndalua nga policia pasi u nis drejt kryeministrit.
